Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.2 ka goditur Oqeanin Paqësor pranë Fixhi dhe Tonga këtë të dielë, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Qendra Paralajmëruese e Tsunameve të SHBA gjithashtu tha se tërmeti ishte shumë i thellë për të shkaktuar një cunami. Tërmeti ishte 357.7 milje (560 km) nën tokë.

“Unë nuk besoj se tërmete të tilla mund të shkaktojnë dëme. Njerëzit e ndiejnë, por është kaq i thellë sa që nuk do të prisja ndonjë dëm

”, tha gjeologia amerikane Jana Pursley.

Tërmeti u raportua fillimisht me magnitudë 8.0 dhe pastaj me 8.2, mjaftueshëm i fortë për të shkaktuar dëme të jashtëzakonshme po të mos ishte aq e thellë.

Epiqendra ishte 167 milje (270 km) në lindje të Levukës në Fixhi dhe 275 milje (443 km) në perëndim të Neiafu në Tonga./

tvklan.al