Merren të pandehur 7 persona, mes tyre ish-zyrtarë dhe pronarë kompanish

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për tërmetin e 26 Nëntorit, duke marrë 7 të pandehur për shkatërrimet në kryeqytet. I pandehur është marrë edhe një subjekt juridik pasi një pallat që ai ka ndërtuar është dëmtuar nga tërmeti. Sipas Prokurorisë për rastin në fjalë nuk janë respektuar standardet në ndërtim.

Po ashtu të pandehur janë marrë është ish-zyrtarë të urbanistikës në Farkë, ish-shefi i zyrës dhe dy ish- inspektorë.

 Dosja për 5 personat ka shkuar në gjykatë për seancë parapraje. Ndërkohë që për të dyshuarit e tjerë çështja është ndarë nga Prokuroria e Tiranës. Në total për objektet e dëmtuara në Tiranë janë nën hetim 30 persona.

Klan News