29-vjeçarit iu vendos në tru një implant që përkthen mendimin dhe qëllimin e tij

Pacienti arrin që me mendim të luajë shah në kompjuter nëpërmjet implantit në tru të “Neuralink”. Pamjet janë publikuar nga startup e Elon Musk, ku 29-vjeçari tetraplegjik pas një aksidenti rrugor arrin të luajë edhe me videolojëra, apo të marrë leksione në gjuhën japoneze e franceze, apo të kontrollojë “mausin” e kompjuterit.

Djali përshkruan edhe mënyrën sesi nëpërmjet implantit në tru të krijuar nga “Neuralink”, arrin të spostojë kursorin në ekran teksa implanti përkthen mendimin dhe qëllimin e tij. Në muajin Janar, Elon Musk bëri të ditur se “Neuralink” kishte vendosur implantin e parë në tru tek një pacient si pjesë e programit për studime klinike.

Në Shkurt rezultoi se gjendja e tij ishte e mirë dhe kishte arritur të kontrollonte me mendime “mausin” e kompjuterit dhe duket se deri tani ky studim po rezulton i sukseshëm.

Klan News