2 nga 7 plazhet e Ballkanit që revista “The travel” i krahason më Karaibet, janë në Shqipëri.

Plazhi i Ksamit dhe ai i Drimadhes përshkruhen në artikull si disa nga alternativat për pushime të përballueshme në bregdetin e Ballkanit.

Mes të gjitha pikave të tjera të plazheve, Ksamili është ai që bie në sy për ujërat mahnitës dhe pamjen piktoreske.

Plazhi i Ksamilit thuhet se është ideal për këdo që kërkon atmosferë tropikale në Ballkan. Ndërsa një nga surpizat më të papritura për gazetaren e The Travel që ka shkruar artikullin është plazhi i Drimadhes.

Ky vend ekzotik rekomandohet për rërën e butë, ujin e pastër blu, por edhe për zhytjet ku mund të eksplorohen lloje të ndryshme peshqish.

“Shqipëria është aq e bukur sa do të mendonit se ishte Karaibe”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Tv Klan