Ish-sulmuesi jep spektakël në stërvitje

Thierry Henry mbetet shënuesi me i mirë i Francës me 51 gola të realizuar. Ai shënonte nga çdo pozicion, brenda zonës apo jashtë saj, me këmbë apo me kokë.

Ish-sulmuesi duket se nuk e ka humbur nuhajten edhe pse ka 7 vjet që e ka lënë futbollin. Henry tani është ndihmës trajner i Belgjikës dhe në fund të stërvitjes nuk i ka rezistuar tundimit të një goditje standarde që nuk i dha kohë portierit të reagonte.

Goditja mahniti sulmuesin kryesor të belgëve, Romelu Lukaku, i cili vrapoi të përgëzonte Thierry Henry. Te Belgjika tani duhet të mendojnë. Sa keq që nuk kemi mundësinë ta federojmë këtë lojtar që më 17 Gusht mbush 44 vjeç, pasi më herët ai ka luajtur me Francën ku fitoi gjithçka.

Tv Klan