Një 40¬-vjeçare shqiptare me banim në Itali ka kaluar çaste tmerri, pasi u bë viktimë e një grabitjeje në rrugë. Dy italianë nën kërcënimin e thikës e dhunuan dhe i morën shumën e parave që kishte në çantë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarja me inicialet R.C po ecte në rrugë në momentin që iu bë prita.

Përballë saj mësohet se ndaloi një makinë e tipit “Ford Fiesta”. Fillimisht grabitësit kishin sajuar një pretekst për të ndaluar gruan më pas i kishin drejtuar thikën dhe i kishin rrëmbyer çantën.

Madje një prej tyre, siç raportoi shqiptarja në polici, i kishte drejtuar thikën në fyt. Shuma që dy grabitësit i morën 40-vjeçares shqiptare është 1300 euro. /TV KLAN