Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që asnjë votë të mos tjetërsohet. Në një postim në mediat sociale, kreu i shtetit shkruan se numëruesit duhet të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivalëve.

Më tej Meta shton se çdo votë në kuti do të numërohet dhe të rinumërohet deri në fund.

Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivalëve.

Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.  Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund. 🇦🇱“, është ky reagimi i Metës.

Deklarata e Presidentit vjen pas publikimit të rezultateve paraprake nga KQZ ku deri tani është Partia Socialiste ajo që kryeson në rang vendi./tvklan.al