“Thriller” është videoklipi më i mirë i 50 viteve të fundit. I publikuar në 1983, kënga e Michael Jackson shënoi një revolucion, duke u konsideruar e para video muzikore me subjekt dhe koreografi.

Çmimi u dha nga Imaginaction, festivali i parë dedikuar videoklipeve në nivel internacional, i përbërë nga një juri me gazetarë të rëndësishëm të sektorit, producentë dhe përfaqësues të shtëpive diskografike.

Një ikonë e padiskutueshme e muzikës pop, me elemente horror, video ishte gjithashtu e para me nje konotacion të fortë kinematografik. Deri në ate të moment, videklipet që qarkullonin ishin një përmbledhje imazhesh, pa një mesazh, pa një subjekt, pa identitet. “Thriller” shënoi një sukses botëror duke qendruar në krye të klasifikimeve për një kohë të gjatë.

Tv Klan