Ka nisur tashmë edhe nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan, mes takimesh romantike, emocionoesh dhe të papriturash.

Saimiri kishte zgjedhur për një takim të gjatë privat Generdën, një nga konkurrentet e reja, me të cilën ai ka patur edhe një takim të shkurtër më parë.

Dyshja kanë kaluar mëngjesin bashkë, ku nuk kanë munguar bisedat e këndshme.

Veç të tjerash ata kanë folur për ushqimin, punën, por edhe pak për familjet e tyre.

Saimiri: Doja patjetër një takim me ty sepse takimi i parë më pëlqeu, shkoi shumë mirë dhe doja të kalonim një mëngjes bashkë, që të shoh si është mëngjesi me Generdën.

Generda: Shumë i bukur do jetë!

Saimiri: Si je ti në mëngjes se unë jam njeri që mëngjesin dua gjithmonë ta ha mirë, sepse është shumë i rëndësishëm. Pastaj drekën dhe darkën më lehtë.

Generda: Edhe për mua, por dua që mëngjesi të jetë i ëmbël, që të ma ëmbëlsojë komplet ditën.

Saimiri: Kam marrë ëmbëlsira, sheqer, mjaltë…

Generda: Nuk ka nevojë se sot je ti këtu! Ti si e do mëngjesin, të kripur, të ëmbël

Saimiri: Unë ha edhe shumë proteina për shkak se bëj stërvitje shumë, vezë, gjalpë. Po ti çfarë ha në mëngjes?

Generda: Mund të jetë nutella, marmalatë…

Saimiri: Unë nutella-n e zhduk në fakt sepse po ta filloj fetën e parë, ha gjithë kavanozin

Generda: Ti je çokokremi im sot! Çfarë thotë motra për këtë eksperiencë?

Saimiri: Motra në fillim ishte kundër, por sigurisht që familja më mbështet. Ti ke pasur mbështetjen e plotë që në fillim?

Generda: Unë e kam pasur 100%. Motra më tha që kam dy fjalë për Saimirin. Dua që ti thuash që të të trajtojë shumë mirë sepse ne në shtëpi të trajtojmë shumë mirë dhe po nuk të trajtoi do të të marrim mbrapsht.

Saimiri: Thuaji motrës që do përpiqemi të të trajtojmë sa më mirë. Po kohën këtu në Tiranë si po e kalon?

Generda: Unë vazhdoj punën online. Ata të punës e kanë parë programin dhe kanë gjetur një shqiptar që jua përkthen. Për dashurinë i bëjmë këto sakrifica që të dalim bashkë./tvklan.al