Në Janar 2020 u hap tenderi për shërbime në Terminalin e Rinasit.TIA  ftoi subjektet në sektorët e bar-kafeve, restoranteve dhe dyqaneve të suvenirëve, të shprehnin interesin.

Subjektet duhet të ishin të regjistruar me Nipt dhe të kishin eksperiencë të paktën 4-vjeçare në fushën ku do të konkurronin.

Por në datën 27 janar, kur subjektet do të dorëzonin dokumentet, u shtua edhe kontrata konfidenciale që ato duhet të firmosnin me TIA-n.

Si pasojë e këtyre manovrave, “Agrofarm” me aktivitet në bujqësi u kualifikua për shërbimin bar-kafe. Ndërsa “Mulliri i Vjetër”, i njohur për aktivitet tregtimi kafeje, u kualifikua për shitje suveniresh.

Emisioni “Stop” ka siguruar një dokument zyrtar të një ankese kolektive, që disa kompani prestigjoze në botë kanë bërë për mënyrën e zhvillimit të tenderit dhe shpalljes së fituesve nga ana e TIA-s./tvklan.al