Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” është drejt rikthimit në stadium në ndeshjet që Kombëtarja zhvillon në Shqipëri. Në Federatën e Futbollit u mbajt një takim me krerët më të lartë të këtij institucioni, drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesve të tifozëve.

“Jemi në një klimë t’i bëjmë gjerat mirë, s’do i bëjmë dot ideale, por besoj tifozët do rikthehen në stadium.”

Presidenti i Federatës shërben edhe si dëshmitar i garancive të dhëna nga Policia e Shtetit për respektim të masave sikurse dikton ligji nga ana e policisë në drejtim të tifozëve.

 “Policia garantoi se do ketë më pak prani, apo fare në tribunat ë tifozëve.”

Federata Shqiptare e Futbollit kishte organizuar takimin në mënyrë për të qetësuar marrëdhëniet e tifozëve dhe policisë.

 “Ne tifozët dhe policia kemi një qellim, për të mbështetur Kombëtaren.”

Grupimi më i rëndësishëm “Tifozat Kuq e Zi”, kishte 1 vit e gjysmë që kishte bojkotuar ndeshjet brenda të Kombëtares.

Tv Klan