Java e dytë e Superligës do të hapet nga ndeshja Tirana – Teuta. Bardheblutë do të bëjnë provën reale ndaj durrsakëve që këtë sezon duket se do të jenë një prej skuadrave më të forta.

Ze Maria:

“Teuta skuadër e fortë. E pashë me Flamurtarin. Kanë lojtarë të fortë. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe të shënojme. E rëndësishme është të mos pësojmë. Gjatë kësaj jave kemi punuar, të shënojmë dhe jo vetëm të krijojmë raste”.

Pas humbjes me Kamzën, Ze Maria është i detyruar të bëjë ndryshime.

“Shpresojmë të jemi të përqëndruar dhe të ekuilibruar ndaj Teutës. Do të ndryshojmë diçka tek skuadra. Hasani do të luajë nëse do të jetë në gjendje. Do të ndryshojmë 1 ose 2 lojtarë. Por e kam thënë edhe më parë. Tirana do të jetë një skuadrër e fortë pas ndeshjes së tretë”.

Nëse Tirana e humbi ndeshjen e parë, Teuta barazoi pa gola me Flamurtarin që për nga formacioni duket se këtë sezon do të pretendojë jo më pak se zona europiane.

Tv Klan