Kukësi luan me Skënderbeun që lufton për mbijetesë

Tirana do të presë Apoloninë të dielën që ndodhet në fundin e renditjes. Gjithsesi për trajnerin Orges Shehi do të ishte një gabim i rëndë nëse nuk do të vlerësohej kundërshtari.

“Do të bënin gabim nëse do ta nënvlerësonim”.

Bardhebluve i mungojnë Hoxhallari dhe Vangjeli për shkak kartonësh. Me një ekip që lufton për mbijetesë, Skënderbeun do të përballet edhe Kukësi. Një trajner me përvojë si Mirel Josa nuk beson se do të jetë diçka e lehtë.

“Duhet të jemi të përqendruar që mos të thellojmë gabimet tona që kanë qenë të shumta këto kohë”.

Sfida tjetër e së dielës është ajo mes Bylisit dhe Kastriotit. Java e 26 e Superligës nis sot me takimet Vllaznia-Partizani dhe Teuta-Laçi.

Tv Klan