Tjetër humbje e Partizanit në kampionat

Tirana vijon me rezultatet pozitive, duke marrë fitoren e radhës në kampionat. Bardheblutë fituan me rezultatin 2-0 me Flamurtarin në Vlorë. Autogoli i Vrapit dhe goli i Cobbinah vendosën suksesin, që e shkëput Tiranën e Emanuel Egbo 6 pikë nga vendi i dytë.

Tjetër disfatë për Partizanin. Teuta e mundi me rezultatin 1-0 në “Selman Stërmasi”. Protagonist ishte Kallaku me golin e realizuar në mesin e pjesës së dytë. Ky rezultat bën që Partizani të jetë 12 pikë larg vendit të parë.

Barazim pa gola për Kukësin në sfidën me Vllazninë, që ishte edhe debutimi i Orges Shehit si trajner. Laçi u ngjit i treti me fitoren 2-1 me Bylisin në shtëpi. Hapa para edhe për Skënderbeun me suksesin 2-0 me Luftëtarin.

Superliga luajti të gjitha ndeshjet e javës së 25 këtë të mërkurë.

Tv Klan