Tirana zbukurohet për finalen e Conference League




Tirana zbukurohet për finalen e Conference League

20:00 23/05/2022

Veliaj: Jeni gati për Roma vs Feyenoord?

Tirana është zbukuruar me banderola shumëngjyrëshe për finalen europiane të Conference League. Rrugët kryesore të qytetit tregojnë për eventin e madh që do ndodhë të mërkurën.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar fotot nga Tirana ku tregohen zbukurimet që janë vendosur në kryeqytet për të pritur finale mes Romës dhe Feynoordit. “Tirana e zbukuruar me ngjyrat e finales së madhe të 25 majit. Jeni gati për Roma vs Feyenoord ?”, shkruan Veliaj.

Në sheshin ‘Skënderbej’ janë vendosur fusha minifutbolli, ndërsa ‘Fan Zona’ është gati prej disa ditësh. Ndërkaq, të martën mbërrin në Tiranë edhe trofeu i Conference League që do ekspozohet në sheshin “Skënderbej”./tvklan.al













Të ngjashme