Begaj: Arritje e merituar! Hasani: Hap i rëndësishëm

Tirana zyrtare ka përshëndetur vendimin e marrë pro Kosovës nga Komiteti i Çështjeve Politike për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e cilëson si arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

Kryediplomati Igli Hasani me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se ky hap i rëndësishëm vjen si rrjedhojë e angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës, në vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

“Mbetemi në pritje, që gjatë Sesionit të Prillit të Asamblesë Parlamentare,  të hapet rruga për përfundimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, shprehet ai.

Edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cilësoi këtë vendim si një hap më pranë të Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

Tv Klan