Në kuadër të luftës ndaj ndërtimeve pa leje, Policia e Tiranës ka zbuluar plot 20 ndërtime të paligjshme dhe ka proceduar 23 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Policia sqaron se 4 persona janë arrestuar, 17 po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë:

– P.H., 47 vjeç, sepse në banesë po ndërtonte një kat shtesë.

– Q. K., 44 vjeç, sepse në banesë po ndërtonte një objekt.

– N. Gj., 48 vjeçe, sepse në banesë është konstatuar duke kryer punime ndërtimi.

– V. M., 57 vjeç, sepse tek sheshi i pallateve në një hapësirë publike, po kryenin punime ndërtimi.

Personat e proceduar penalisht në gjendje të lirë janë:

D. L., 61 vjeç, A. B., 60 vjeç, N. R., 61 vjeç, S. Sh., 36 vjeç, V. Gj., 28 vjeç, F. D., 51 vjeçe, V. Ç., 46 vjeçe, E. J., 37 vjeç, F. M., 51 vjeçe, I. Rr., 71 vjeç, A. Ç., 34 vjeç, I. K., 52 vjeç, H. D., 57 vjeç, M. M., 69 vjeç, L. V., 32 vjeç, F. B., 23 vjeç dhe D. D., 19 vjeç.

Ndërsa në kërkim janë shpallur O.M 30 vjeç i cili ka kryer punime në garazhin e tij dhe E.H 61 vjeç, që ka kryer punime në lokal.

Një ditë më parë u shkarkua nga detyra shefi i komisariatit nr.2 Ylli Doda për neglizhencë në punën e ndërtimeve pa leje. Një oficer i policisë kriminale u arrestua në flagrancë për ndërtim pa leje.

Bashkë me të u prangos edhe specialisti i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës. Shefi i policimit në komunitet, inspektori i policisë kriminale dhe ai i rendit u shkarkuan nga detyra dhe ndaj tyre nisi procedimi disiplinor.

/tvklan.al