Laçi i shkaktoi një tjetër humbje Flamurtarit në këtë kampionat duke e lënë në fundin e tabelës së renditjes. Ndeshja e luajtur sot në fushën e kurbinasve përfundoi me rezultatin 3 – 0.

Një sukses që e afron me kreun e ekipin e drejtuar nga Armando Cungu. Në takimet e luajtura dje, Partizani u mund 2 – 1 në fushën e Bylisit, ndërsa Tirana u mposht 3 – 1 nga Kukësi në shtëpi.

Ndeshja e fundit e javës së 14 të Superligës mes Teutës dhe Skënderbeut do të nisë në orën 16:30.

Tv Klan