Dorëhiqen trajneri Haxhiu dhe drejtori Pollozhani

Pasditen e kësaj të mërkure do të zbrisnin në fushën stërvitore, por trajneri i ri i Flamurtarit, Gerd Haxhui dhe drejtori sportiv Artim Polloshani janë larguar nga klubi 9 pas prezantimit. Arsyeja? Si zakonisht, moskorrektësi në përmbushjen e kontratës. Me gjasë si Haxhiu ashtu edhe Pollozhani prisnin një paradhënie si garanci për vazhdimin e punës në sezonin e ri futbollistik.

Më herët, kryetari i bashkisë Dritan Leli dhe administratori i klubit Sinan Idrizi premtuan se Flamurtari do të niste punën. Të dy sëbashku e gjetën edhe një përgjigje për refuzimin e futbollistëve dhe stafit të sezonit të shkuar për të rinovuar, borxhin ndaj tyre, paraqitjen në sezonin e ri me lojtarë të ekipeve të moshave.

I justifikuan këto me vendimin për promovim të talenteve të qytetit. Kryetari i bashkisë Leli madje tha se kjo ishte një kërkesë e tij ndaj administratorit Idrizi.

Vetë Idrizi deshi ta përforconte duke shtuar se në ndeshjen e parë të sezonit do të jenë të paktën 8 futbollistë nga qyteti i Vlorës.

Për Lelin do të ishte si një derbi mes kryetarëve të bashkive pasi ajo e Kukësit drejtohet nga Safet Gjici. Po cila ishte arsyeja që si Leli edhe Idrizi premtuan nisjen e sezonit?

Një ligj që do t’i ndihmonte klubet e futbollit është ai që federatat e kërkojnë por qeveria nuk po e miraton. Ligj që Dritan Leli thotë se po e mbështet fuqimisht.

Me apo pa mbështetjen e kryetarit të bashkisë së Vlorës sërish Flamurtari kthehet në pikës zero. Klub pa staf teknik, dhe me vetëm një lojtar nga sezoni i shkuar, Xhevahir Sukajn për të cilin mesa duket financat nuk janë problem.

Tv Klan