Një nga zërat që është shprehur kritike përballë Kryetarit Basha në mbledhjen e Grupit, ka qenë ish – Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Ajo është shprehur se nuk ndodhur ndonjëherë në 25 vjet, që ambasadorë të huaj të shkojnë në komisionet parlamentare dhe të marrin fjalën.

Kjo, sipas saj, nuk ka ndodhur as në mbledhjet e grupeve parlamentare.

Topalli ngre pyetjen se përse një gjë e tillë ndodh tani.

“Problemin e kemi me veten. Shqiptarët nuk janë dele, por natyrisht e kanë një shqetësim: sa më të varfër dhe të intimiduar, aq më të vështirë e kanë për të gjetur rrugën e tyre” –

sqaroi Topalli në Facebook pas mbledhjes.

Tv Klan