Përbërësit:

200 gr miell 00

150 gr mish derri

100 gr semola

100 gr mish viçi

100 gr gjoks pule

100 gr gjizë

50 gr parmixhano

30 gr vaj

4 vezë

4 karota

4 degë selino

2 qepë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim në një tas miellin, shtojmë në të vezët, vaj ulliri, kripë, piper dhe i përziejmë derisa të bëhet brumi. Më pas e mbledhim me letër pelikul dhe e lemë të pushojë. Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim fillimisht qepët, karotat, selino. Pasi skuqen, shtojmë ujë dhe i lemë të ziejnë. Më pas shtojmë të bardhat e vezës pasi të kenë zier perimet. Presim në kubikë të tre llojet e mishit dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Pasi skuqen i vendosim në mikser, i grijmë derisa të bëhen krem dhe i vendosim në një tas. Shtojmë gjizën, djathin kaçkavall, kripë, piper dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Filtrojmë bulionin e perimeve dhe e lemë në tenxhere të ziejë.

Hapim brumin hollë, e presim në forma rrethore dhe e mbushim me masën e përgatitur me mishin dhe gjizën. I vendosim të ziejnë dhe pasi i vendosim në pjatë shtojmë mbi to bulionin e perimeve.

/tvklan.al