Dyshimet lindën pasi në tekstin e këngës “Hurricane” ai ka treguar eksperiencën me një femër edhe pse ishte baba i dy fëmijëve
Reperi i njohur Kanye West ka ndezur spekulimet se ai tradhtoi bashkëshorten e tij Kim Kardashian pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë. Projekti muzikor “Hurricane” i reperit i ka bërë fansat që të flasin pasi sipas tekstit, ata aludojnë se ai rrëfen tradhëtinë e tij. Në tekst thuhet:
“Këtu unë po veproj si shumë i pasur, Këtu shkoj me një vajzë të re / Dhe e di cila është e vërteta, Ende luaj pas dy fëmijëve, është shumë e vështirë për t’u përballuar kur jeta jote është gjithmonë në lëvizje”.
Disa burime pranë reperit shprehen mbi kuptimin e mundshëm të këngës së tij se:
“Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që bëri keq dhe duke marrë përgjegjësi për prishjen e martesës së tyre”.
Një tjetër i afërt me Kanye-n ka thënë se “vajza e re” e përmendur në tekstet e “Hurricane”, nuk është një shenjë se ai e tradhtoi Kim me supermodelen Irina Shayk, nga e cila u nda muajin e kaluar.
Thuhet se Kanye West e tradhtoi Kim Kardashian menjëherë pasi ajo solli në jetë djalin e tyre, Saint. Pavarësisht tradhtisë, Kim nuk hoqi dorë nga bashkëshorti i saj, pasi ata patën edhe dy fëmijë të tjerë para se t’i jepnin fund martesës. Gjërat që ndikuan negativisht në martesë ishin kandidimi për President të SHBA i Kanye-s, ndërsa tradhtia e tij dhe sëmundja e bipolaritetit çuan drejt divorcit.
Klan News