Ish e dashura e Jeffrey Epstein është arrestuar në shtetet e Bashkuara të Amerikës nga FBI. Ghislaine Maxwell akuzohet se ka ndihmuar Epstein të abuzonte të mitura. Ajo dyshohet se ka ndihmuar në zgjedhjen dhe marrjen e viktimave, të cilat kanë qenë të gjitha nën moshë.

Këtë të enjte Mawell pritet të dalë në një seancë gjyqësore megjithëse ka mohuar akuzat. Jeffrey Epstein vdiq në burg më 10 Gusht ndërsa priste për gjyqin ku akuzohej për abuzime dhe trafiqe seksuale.

Ai u arrestua vitin e kaluar në New York pas pretendimeve se drejtonte një rrjet seksi me vajza nën moshë, disa rreth 14 vjeçe. Vdekja e tij është përcaktuar si vetëvrasje./tvklan.al