Ky është Demo Progonati i cili u arrestua të shtunën si organizator i trafikut te 2,4 tonëve kanabis drejt italisë. 46-vjecari ka dalë para gjykatës për krimet e renda ku është njohur me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Togat e zeza vendosën si masë sigurisë arrest me burg për Progonatin duke u bindur nga provat e sjella nga prokuroria.

Sipas hetimeve te deritanishme 46-vjecari nga Vlora, Demo Progonati dyshohet se është organizatori i trafikut te dy sasive të mëdha kanabis drejt Italisë këtë fillim viti.

Dyshohet se është organizatori i trafikut të sasisë së madhe të drogës që u kap në një operacion të përbashkët të policisë Shqiptare dhe asaj italiane me 9 janar të këtij viti. Progonati u arrestua me urdhër të Prokurorisë për  Krimet e Rënda.

Bashkëpunëtor të tij dyshohet se janë një italian dhe një shqiptar që u arrestuan pak ditë më parë. Sasia më e madhe, rreth 1.9 ton, u gjet në një skaf të tejmbushur me drogë në brigjet e Leçes ku u arrestuan dy të dyshuarit.

Tv Klan