Trafikonte kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Foto ilustruese

Trafikonte kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

09:25 08/09/2020

Një shqiptar është arrestuar gjatë natës në Itali, pasi gjatë një kontrolli iu gjet një sasi kokaine.

Mediat italiane shkruajnë se 29-vjeçari është kapur me 8 gramë kokainë, disa bizhuteri dhe para.

Prangosja e të riut nga Shqipëria u bë pas një operacioni nga karabinierët, të cilët thanë se kanë goditur një tjetër rast të tregtisë së drogave.

29-vjeçari prej kohësh ishte në vëzhgim nga policia, pasi ishte i pastrehë. Ai u kap teksa po lëvizte me një automjet në një zonë të errët, por që u vu re nga patrulla.

I riu tentoi të largohej për t’iu shmangur kontrollit, por nuk arriti dot dhe gjatë arrestimit në xhep iu gjet një qese me kokainë./tvklan.al





Të ngjashme