Trafiku në rrugët e Tiranës, sot ndoshta ka shënuar një nga rekordet e tij. Mijëra makina të dyndyra në asfalte, e kanë bërë qarkullimin tejet të rënduar. Në kryqëzime të rëndësishme për të përballuar lëvizjen e madhe të automjeteve janë vendosur edhe nga dy policë të qarkullimit rrugor. Linjat e autobusëve urbanë dhe të udhëtarëve, janë detyruar t’i nënshtrohen ngadalësisë së lëvizjes. Në stacione të ndryshme, vonesat kanë zgjatur edhe më shumë se 30 minuta. Sipas rrugorëve, shkaqet e këtyre vonesave janë të ndryshme por dy janë më kryesorët: në fillim të javës Tirana përballet me një fluks të ardhurish nga rrethet e ndërsa të vetmes unazë, i duhet të përballojë gjithë këto lëvizje. Sipas specialistëve, nëse infrastruktura nuk rregullohet, situata do të vazhdojë të mbesë e njëjta.

Pamje trafiku në rrugë, makina./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili