Piloti i Kobe Bryant, sipas ekspertëve, thuhet se ka qenë nën presion prej ikonës së basketbollit për t’u ngritur në fluturim ditën e tragjedisë, edhe pse kishte mjegull dhe rreziku ishte i lartë.

Në një shkrim të botuar nga “Daily Mail”, thuhet piloti 50-vjeçar, Ara Zobayan, përshkruhej nga miqtë si një pilot shumë i aftë dhe madje trajnonte edhe studentë.

Zobayan kishte fluturuar një ditë para rrëzimit në po të njëjtin destinacion, por të dielën iu desh të devijonte për shkak të mjegullës.

Ndërkohë ekspertët duke njohur aftësitë e tij profesionale, hedhin dyshime se ai e ka ditur se nuk mund të fluturonte në ato kushte atmosferike, por “i është bindur” dëshirës së Kobe.  

Fluturimi i të dielës përfundoi në një tragjedi të rëndë, ku humbën jetën 9 persona, në mesin e tyre legjenda Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare. /tvklan.al