Një grua është ekzekutuar me armë sapo ka hapur derën e banesës  së saj. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Itali mbrëmjen e së mërkurës dhe ka tronditur të gjithë opinion publik të zonës.

Filomena Cataldi, banonte në San Polo di Torrile  ka qenë duke gatuar në momenti që ka rënë zilja e derës.

Sikurse raportojnë mediat italiane, 44-vjeçarja ka dalë për të hapur derën dhe është qëlluar me armë nga komshiu i saj, 36-vjeçar me origjinë kineze.

Autori i ngjarjes jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe kishte dy fëmijë. Ai është prangosur menjëherë pasi kreu krimin e rëndë.

Trupi i viktimës është gjetur në dhomën e ndenjes  i mbuluar nga gjaku.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje tragjike. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që e çuan autorin të kryeje këtë veprim.

/tvklan.al