Në gjendje të rëndë një 41-vjeçar

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 21:40, në aksin rrugor Hani i Hotit-Shkodër, në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe.

Një trajler që drejtohej nga një 35-vjeçar boshnjak u përplas me një motoçikletë, me drejtues një 41-vjeçar nga fshati Hot.

Nga përplasja mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili u dërgua në spitalin e Shkodrës.

Në vendin e ngjarjes, autoritetet policore thonë se po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al