Në intervistën e dhënë, Agim Nezaj, shprehet se krahas marrëveshjes që është nënshkruar janë bërë dhe takime midis homologëve të dy Ministrive të Drejtësisë, por natyrshëm kjo kërkon një procedurë e cila si padashje jemi te dëtyruar për të zbatuar proceduren ligjore për t’ju përshtatur ligjit. Gjatë kësaj procedure ndeshemi edhe me vështirësi sepse ka dhe raste kur shqiptarët për fat të keq kanë ndryshuar emrat qoftë Ilia duke e bërë Ilias apo ndonjë emër tjetër. Pastaj nga ana tjetër ka pasur dhe difekte në gjykim e cila kjo ka bërë që gjatë gjykimit të bëhet një konvertim i dënimit më të  ulët. Eshtë bërë transferimi i katër të dënuarve të parë gjithashtu i janë derguar dosjet ministrisë së drejtësisë greke ku pritet që së shpejti të merret një përgjigje pozitive. Zoti  Nezaj shton se në burgjet greke ndodhen rreth 1400 ku vuajnë dënimin dhe kjo është e pa përballueshme për shtetin tonë për të bërë transferimin e gjithë të dënuarve.

Intervistë me Agim Nezaj. /tvkan.al