Tre persona kanë rënë në pranga nga autoritetet shqiptare në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Mësohet se L. P., 38 vjeç; F. F., 20 vjeç dhe K. Gj., 26 vjeç, banues në Shkodër anë kapur në Pogradec teksa po përpiqeshin të transportonin në Tiranë disa emigrantë të paligjshëm.

“Shtetasit e mësipërm janë kapur nga forcat e policisë në lagjen nr. 4, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Volkswagen Touareg” dhe “Range Rover” nëntë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./tvklan.al