Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar të ketë ndikuar në trazirat që janë krijuar në Serbi. Sipas tij, Prishtina ka problemet e veta dhe nuk ka kapacitet të ndikojë në këto zhvillime. Haradinaj ka apeluar te zyrtarët e Serbisë që të mos e përziejnë Kosovën në çështjet e tyre të brendshme.

“Na keqpërdorin atje pa nevojë. Ne nuk kemi ndikim e as influencë, për të ndikuar në proceset përreth”.

Edhe deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç se po rrezikohet veriu i Kosovës e populli serb në Kosovë, sipas Haradinajt janë për zhvillimet e brendshme që i kanë atje. Ndërsa të vjetër e ka quajtur temën e kufijve dhe taksës.

Kryeministri Haradinaj e ka pranuar se nuk është takuar me krerët e shtetit që prej takimit që kanë pasur me Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, por vetëm kanë rastisur të jenë në evente të njëjta.

Tv Klan