Cikloni “Ianos” vazhon të marrë jetë njerëzish. Mediat greke shkruajnë se deri tani numri i viktimave ka shkuar në 3. Autoritetet kanë gjetur një person të zhdukur në Karditsa, i cili ra nga çatia e shtëpisë të shtunën. Shtëpia e tij u shemb nga cikloni dhe i mori jetën.

Së bashku me 62-vjeçarin, numri i viktimave ka shkuar në 3 dhe dëmet materiale të shkaktuara nga cikloni janë të shumta.

Autoritetet prej disa ditësh janë duke vijuar me operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat që u përfshinë nga moti i keq dhe po punohet për gjetjen e dy personave të tjerë që janë shpallur të zhdukur.

Tashmë janë duke u zhvilluar kërkimet për të gjetur një grua 40-vjeçare e cila është zhdukur që dje. Ajo është një farmaciste, dhe makina e saj është gjetur e mbushur me baltë teksa po kthehej për në banesë. Dyshohet se ajo është marrë nga rrjedha e ujit, por ende nuk dihet fati i saj. Po ashtu po punohet dhe për shpëtimin e një të moshuari./tvklan.al