Aty ku tregtohen kafshë të patherura dhe mish të therur, po aty quhet tregu i gjësë së gjallë në Tiranë. Ai që s’ka mundësinë e blerjes së gjithë viçit mund të blejë vetëm disa kilogramë aty jashtë,pikërisht në vendin ku është therur, në llucë dhe rreth plehrave.

Mbase këtu nuk hyn fare higjiena pasi kjo therje në vend dhe shitja po aty tregon sipas tregtarëve freskinë e tij. Po këtu përveç kafshëve që shiten, kasapë dhe qytetarë rreth e rrotull gjejnë dhe kafshë të tjera që nuk shiten.

Këtu një tregtar nuk del i fituar vetëm nga mishi që shet, por ai ka menduar të bëje dhe dy punë, të shesë këpucë. Pra në një vend vishesh dhe ushqehesh njëkohësisht. Thuhet se së shpejti ky treg do të zhvendoset në një vend tjetër që mbase do ketë kushte më të mira./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti