Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Rreshjet e mësha të borës ka shkaktuar edhe rënien e orteqeve në disa zona të rrethit të Tropojës. 10 orteqe kanë rënë deri tani në zonat e Valbonës dhe lumit të Gashit, por nuk ka patur viktima. Në këtë rreth ka pasur rreshje të dendura dëbore, trashësia e të cilës ka arritur në zonat malore 1.5m, ndërsa brenda në qytet 80cm. Ndërkohë nuk ka patur shqetësime për furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm të banorëve. Ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve ka vazhduar punën për hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora. Deri tani është bërë e mundur rihapja e rrugëve Bajram Curri – Fierzë, Bajram Curri – Tropoj e vjetër, etj. Vazhdojnë të jenë të bllokuara rrugët që lidhin Bajram Currin me Vlabonën, Lekbibajn dhe Bytyçin.

Më tëpër vështirësi paraqesin rrugët Peshkopi-Burrel, Shkodër-Pukë, Korçë-Kolonjë, Vlorë-Himarë, etj. Ndërkohë punohet për të zhbllokuar një segment të rrugës Fush Arrëz-Fierzë, të cilën dëbora e akulli e kanë bërë të pakalueshëm prej disa ditësh./tvklan.al