Një sherr ka ndodhur në një lokal në fshatin Rajë të Fierzës, ku mësohet se një 40-vjeçar ka goditur me mjete të forta dhe të mprehta 3 persona të tjerë.

Sipas asaj që raporton Policia ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Tre të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në drejtim të qytetit të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.


Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, dyshohet se shtetasi  S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Tropojë,  pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P.,  të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës  dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti,  dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.


/tvklan.al