Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të dërgojë ushtrinë për të mbyllur kufirin jugor të SHBA-së me Meksikën, nëse autoritetet meksikane nuk marrin masa për të ndalur fluksin e emigrantëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump akuzon qeveritë e Guatemalës, Hondurasit dhe El Salvadorit që kanë lejuar kalimin e një numri të madh emigrantësh duke shkuar drejt vendeve qëndrore të Shteteve të Bashkuara.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se do t’i kërkojë Meksikës që të ndalojë fluksin e refugjatëve të paligjshëm. Nëse qeveria meksikane nuk merr masa, Trump tha se do të dërgojë ushtrinë në kufirin jugor.

/tvklan.al