Thellohet kriza në marrëdhëniet mes aleatëve perëndimorë në prag të samitit të NATO-s, që mbahet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel. Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ashpër Gjermaninë gjatë mëngjesit, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Ai akuzoi Berlinin se është totalisht i varur nga Moska.

“Është shumë e trishtueshme që Gjermania bën një marrëveshje të madhe për naftën dhe gazin me Rusinë. Supozohet që ne duhet t’ju mbrojmë ju nga Rusia, ndërsa Gjermania shkon u atyre paguan miliarda e miliarda dollarë në vit”.

Shefit të Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula fon der Lajen, në një lidhje direkte nga Brukseli për televizionin publik gjerman.

“Kemi padyshim shumë çështje të pazgjidhura me Rusinë. Por në anën tjetër, duhet të mbajmë absolutisht një linjë komunikimi me vendet, aleatë apo kundërshtarë qofshin”.

Në Maj, Gjermania aprovoi projektin Nordstream 2, gazsjellësi që transporton gaz nga Rusia drejt Europës përmes territorit gjerman. Projekti furnizon 70% të tregut gjerman me gaz rus dhe u kritikua nga disa vende perëndimore.

Tv Klan