Trump: Nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Biden

Donald Trump


Trump: Nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Biden

17:14 08/01/2021

Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar sot se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit për Joe Bien.

Për të gjithë ata që më kanë pyetur, unë nuk do të shkoj në inaugurim në 20 Janar“, njoftoi Donald Trump.

Vendimi i Trump për të mos marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Biden vjen pas disa javësh refuzimi të tij për të pranuar se Biden është fitues i zgjedhjeve të 3 Nëntorit.

Refuzimi i Trump shkaktoi dhe një zemëratë në Uashington, pasi ditën që Kongresi Amerikan certifikoi fitoren e Biden, u organizua dhe një protestë.

Tubimi që nisi paqësor u shndërrua më pas në një arenë lufte, pasi mbështetësit e Presidenti aktual u futën brenda në godinën e Kongresit. Gjatë përplasjeve u vranë katër protestues dhe dhjetëra të tjerë janë arrestuar.

Tashmë Biden është certifikuar si Presidenti i 46-të dhe pritet që ai të marrë detyrën në 20 Janar./tvklan.al






Të ngjashme