Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pranuar humbjen e zgjedhjeve përballë kandidatit demokrat Joe Biden.

Në një pistim në mediat sociale, Trump vijon ende me akuzat për mashtrime dhe manipulime të votave me postë, por pranon që Biden ka fituar.

Ai fitoi sepse Zgjedhjet u manipuluan” shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë duke shtuar se nuk janë lejuar vëzhguesit e zgjedhjeve të bëjnë punën e tyre.

Nga ana tjetër Trump ka nisur dhe disa procese gjyqësore dhe në disa shteteve, por duket se beteja e tij do shkojë dëm, pasi përpjekjet e tij ligjore deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

Zyrtarët e zgjedhjeve kanë thanë se votimi ishte “më i sigurti në historinë amerikane“, duke hedhur poshtë pretendimet e Trump për manipulime votash./tvklan.al