Trump voton dhe intensifikon fushatën



Trump voton dhe intensifikon fushatën

15:49 25/10/2020

Joe Biden vijon të udhëheqë në sondazhe

Zgjedhjet presidenciale amerikane janë ende 9 ditë larg, por për shkak të pandemisë procesi zgjedhor ka nisur prej disa ditësh dhe po njeh dyndje të paparashikuara votuesish në qendrat e votimit.

Komisionet zgjedhore anekënd vendit njoftojnë se deri tani kanë votuar 37% e personave me të drejtë vote ose 57 milionë votues. Mbi 39 milionë kanë votuar me postë elektronike, ndërsa gati 18 milionë janë paraqitur për të votuar në qendrat e votimit.

Presidenti amerikan Donald Trump është mes pjesëmarrësve në votimet që i paraprijnë ditës vendimtare të 3 Nëntorit. Ai hodhi votën në një qendër votimi në Nju Jork, ku foli për një proces tepër të rregullt, pavarësisht se gjatë kësaj fushate ka akuzuar demokratët për përpjekje për manipulim votash.

Rezultatet e këtij procesi do t’i bashkëngjiten shifrave të 3 nëntorit, ditës së fundit të zgjedhjeve kur votimi do të zhvillohet në pjesën më të madhe të vendit.

Sondazhet e mediave amerikane tregojnë se nga aq vota sa janë hedhur deri më tani, demokrati Biden kryeson bindshëm me një avantazh prej 22% ndaj rivalit republikan Trump. Por surprizat që përmbysin sondazhet nuk i kanë munguar zgjedhjeve amerikane as në 4 vite më parë.

Tv Klan




Të ngjashme