Durrësi nuk zgjidhet nga turistët vetëm për bregdetin apo destinacionet kulturore. Ata po e zbulojnë këtë qytet edhe duke lëvizur me motorrë me 4 rrota.

Udhëtimi nuk ka intenerar vetëm rrugët e qytetit, por edhe shtigje të ndryshme në zona malore. Diçka e tillë ka ardhur si risi këtë sezon veror ndërsa është përqafuar nga turistë të shumtë.

“Ishte shumë qef ky tur off road. Pluhuri, era nëpër flokë ishte shumë qef dhe tani si përfundim kjo pamje e mrekullueshme. E rekomandoj 100%.”

Sipas guidave turistike një udhëtim i tillë preferohet veçanërisht nga të huajt.

“Është një target moshë që fillojnë nga 20, 22-45 vjeç. Pjesa më e madhe janë të huaj, pra në fundjavë mbizotërojnë shqiptarët që vijnë për të provuar këto aventura, ndërsa gjatë javës ne punojmë me të huaj.”

Këtë sezon harta e turistëve është zgjeruar.

“Kemi shumë grupe franceze. Kemi nga Anglia, Holanda, Norvegjia, polak gjithashtu. Duket që turizmi po zhvilohet dhe nuk është më turizmi polak dhe çek që ka mbizotëruar vjet edhe italian, por po shohim që pjesën tjetër të Europës që po afrohen drejt Shqipërisë.

Qyteti i Durrësi është ndër më të frekuentuarit në vendin tonë dhe zgjidhet çdo vit nga mijëra pushues. Numri i tyre këtë sezon është më i lartë nisur edhe nga rezervimet e shtuara në hotele apo njësi të tjera akomoduese.

Klan News