Turizmi në Shqipëri, viti 1990-2000 (Video Arkiv) – TV KLAN

Turizmi në Shqipëri, viti 1990-2000 (Video Arkiv)

Ndryshe nga të gjitha periudhat e tjera në vend, në vitin 1999-2000 turizmi në Shqipëri mori një përmasë tjetër. Përmasën e një vendi që në çdo mënyrë do tentonte të ftonte turistët e huaj dhe të bëhej atraktiv për ta. Në të vërtetë në fillim të viteve 90-të imazhet e Shqipërisë nuk ishin turistike, por imazhe të një vendi që po tentonte të dilte nga një diktaturë e gjatë komuniste, nga izolimi dhe mjerimi. Pavarësisht plazheve të jashtëzakonshme dhe peizazheve të bukura nuk ofronte asgjë tjetër për turistët e huaj. 17000 shtretër që Shqipëria komuniste i kishte lënë trashëgim Shqipërisë së re demokratike, ishin sa 1/3 e shtretërve që ofronte Ishulli i Korfuzit. Megjithatë Shqipëria gjatë viteve arriti të ngrejë një lloj standardi, por ngjarjet e 1997 e goditën atë rëndë. Në vitin 1999 qeveria shqiptare ndërmori një nismë për promovimin e turizmit shqiptar.

Përmes një dokumentari të realizuar në vitin 1999 pasqyrohej çdo cep i Shqipërisë që vlente të vizitohej, duke filluar nga qytetet historike, malet, deti, etj.

“Shqipëria me 450 kilometër bregdet, me liqene e laguna në ekstremet e tij si dhe male të ashpra e të panjohura, ka një potencial tipik për zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit. E ndodhur në zemër të tregut turistik evropian, ky vend ballkanik ka të ardhme, është vend ku mund të pushosh dhe investosh”, thuhej në dokumentar.

 *Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012

 

Kategori
Lajme nga EmisionetOpinion - DosierTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione