Sulmohet me armë gjatë natës Ambasada Amerikane në Ankara. Mediat vendase shkruajnë se breshëri armësh janë derdhur mbi selinë diplomatike nga një makinë në lëvizje.

Nuk ka raportime për persona të lënduar. Autorët ende të paidentifikuar u larguan nga vendi i ngjarjes.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë mjaft të tensionuara kohët e fundit. Shkak është bërë refuzimi i qeverisë turke për të dorëzuar një pastor amerikan të akuzuar për spiunazh.

Uashingtoni vendosi sanksione ekonomike për këtë çështje ndaj Turqisë dy javë më parë duke shkaktuar edhe thellimin e rënies së monedhës kombëtare Lira. Ndërsa, qeveria turke u kundërpërgjigj me të njejtat masa.

Megjithatë, selia e Ambasadës Amerikane në Ankara ka qenë edhe më herët objekt i sulmeve të ndryshme me motive terroriste.

Tv Klan