Sipas marrëveshjes, dozat mund të shpërndahen edhe në shtete të tjera që shfaqin interes

Në mungesë të dozave nga kompani nga shtetet e Perëndimit, Turqia po provon rrugë të tjera për të siguruar vaksina. Agjencia turke e ilaçeve ka njoftuar se ka lejuar që tre vaksina ruse të prodhohen nga kompani në territorin e Turqisë.

Bëhet fjalë për Sputnik V, EpivacCorona dhe Covivac. Në bazë të marrëveshjes me komanitë ruse, vaksinat e prodhuara në Turqi mund të përdoren në territorin e vendit ndërsa mund të shpërndahen edhe në shtete të tjera që shfaqin interes për ta blerë.

Ky vendim vjen vetëm pak javë pasi prodhuesi i vaksinës kineze Sinovac dha aprovimin që edhe Turqia të prodhojë doza të saj.

Prej disa ditësh, pavarësisht kontratave, në Turqi është ndërprerë procesi i vaksinimit pasi 25 milionë dozat e vaksinës Sinovac përfunduan. Të mërkurën mbërritën edhe 14 milionë doza të Pfizer, vaksina që do të përdoren për personat me sëmundje të ndryshme.

Deri tani në Turqi janë imunizuar me të dy dozat vetëm 14.7% e popullsisë ndërsa në Qershor pritet të mbërrijnë edhe ngarkesa të tjera nga Kina dhe Pfizer.

Klan News