Turqi do t’u drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur brenda të njëjtin proces presidentin dhe parlamentin. Pas ndryshimeve kushtetuese, të cilat u arritën me referendumin e vitit të kaluar, Rexhep Taip Erdoan garon për një tjetër mandat, këtë herë 5 vjeçar. Presidenti turk ndodhet përballë një sfidë të vështirë dhe për t’ia dalë mbanë kësaj here e ka përqendruar fushatën e tij te veprat e realizuara. Presidenca kërkon përvojë, tha njeriu që drejton Turqinë prej vitit 2003.

Përballë Erdoan është një kandidat që mund t’i rrezikojë mandatin, Muharrem Inçe. Republikani e ka shtuar ndjeshëm mbështetjen, duke u shfaqur si një figurë popullore dhe jo nga radhët e kastës politike. Ish-mësuesi i Fizikës premton se do t’u rikthejë turqve demokracinë, por presidenti Erdoan e akuzon për mungesë vizioni.

Nëse rizgjidhet, Erdoan 64 vjeç, do të jetë presidenti i parë me sistemin e ri kushtetues, që e shndërron Turqinë në republikë presidenciale dhe i jep kreut të shtetit më shumë pushtet.

Më shumë se gjysmë milioni vëzhgues nga partitë opozitare dhe OJQ-të do të angazhohen të dielën, në një proces ku frika e manipulimeve është e madhe. Sipas kompanive të sondazheve, Rexhep Taip Erdoan kryeson bindshëm me rreth 50% të mbështetjes, kundrejt  25% të Muharrem Inçe-s.

Tv Klan