Kryeministrja britanike Theresa May kërkon nga Bashkimi Europian shtyrjen e afatit të përfundimit të Brexit deri më 30 Qershor.

Ajo i dërgoi një letër Komisionit Europian, ku thoshte se qëllimi i saj ishte që t’a nxirrte vendin nga unioni para zgjedhjeve europarlamentare.

Megjithatë ajo tha se Londra është e përgatitur për të marrë pjesë edhe në këto zgjedhje nëse parlamenti britanik nuk gjen shumicën për të miratuar marrëveshjen.

Mediat britanike shkruajnë se presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk do të propozojë javën e ardhshme një shtyrje deri 12 muaj të afatit të Brexit.

Tv Klan