Rrëzon në ring trajnerin gjatë stërvitjes

Mike Tyson është 53 vjeç, por forma e tij të befason ende. Ish-boksieri amerikan, i cili nuk ngjitet në ring prej 15 vitesh ka treguar se reflekset dhe forca nuk i janë venitur.

Gjatë një video të publikuar prej tij në rrjetet sociale shfaqet me trajnerin e tij personal. Furia e Tyson për pak sa nuk e rrëzon atë.

Video është shikuar më shumë se 6 milionë herë në e tij në Twitter. Mike Tyson është një ndër boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Ai ka mbajtur për shumë vite brezin e kampionit të botës të peshave të rënda. Sot Tyson zotëron një fermë ku kultivon kanabis në Kaliforni.

Tv Klan