Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e Gerildës. Ajo jeton në SHBA dhe është nënë e një djali 16- muajsh. Prindërit e saj që jetojnë në Maliq, nuk e kanë takuar asnjëherë vogëlushin dhe prandaj Gerilda kishte prerë biletën për të ardhur në 1 Prill në Shqipëri.

Por situata e krijuar për shkak të virusit dhe mbyllja e kufijve ndryshoi të gjitha planet.

Ardit Gjebrea: Gjëra të bukura të kanë ardhur në jetë!

Gerilda: Gjërat ndryshuan. Në 2018 vjen në jetë djali tonë Enisi, që ishte dita më e bukur e jetës sime. Është dhurata më e bukur që unë kam në jetë.

Ardit Gjebrea: Sa është tani Enisi?

Gerilda: Enisi është 16 muaj, është ajo pjesa ku ka filluar të flasë, të ecë.

Ardit Gjebrea: E kanë parë prindërit e tu?

Gerilda: Prindërit e mi nuk e kanë parë Enisin, përveçse në telefon.

Ardit Gjebrea: Në datën 1 Prill do ta sillje në Shqipëri?

Gerilda: Kisha prerë biletën, në datën 1 Prill ta sillja që ta takonte familja ime, se nuk vija dot më përpara se ishte shumë i vogël.

Ardit Gjebrea: Më trego pak përgatitjet që ka bërë mami me babin, për Enisin dhe për ty!

Gerilda: Kishte shumë kohë që ata ishin përgatitur para se unë ta prisja biletën. Por në momentin që unë preva biletën, ndryshuan komplet strukturën e shtëpisë, i bën gati vendin Enisit ku do flinte. Mami kishte përgatitur dhe ushqime që unë kam shumë qejf, që i përgatitim në zonën e Korçës dhe nuk i linte që t’i prekte njeri në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Blenë edhe një krevat të vogël për Enisin?

Gerilda: Kishin marrë dhe krevatin e vogël ku Enisi do flinte. Kishin bërë dhe shumë plane të tjera. Por për fat të keq situata ndryshoi. Arritën u mbyllën kufijtë në Shqipëri, unë nuk e kisha anuluar biletën deri në momentin e fundit që u mbyllën dhe kufijtë këtu. Se prapë kisha një shpresë që do vija, edhe pse do rrija në karantinë, gjithsesi do rrija me familjen time. U mbyllën kufijtë këtu dhe planet ndryshuan./tvklan.al