U shfaqën të zhveshura në ballkon, zbulohet kush janë modelet që ‘tronditën’ Dubain



U shfaqën të zhveshura në ballkon, zbulohet kush janë modelet që ‘tronditën’ Dubain

09:53 07/04/2021

Modelet e arrestua pak ditë më parë në Dubai për shkak se u shfaqën nudo në ballkonin e një kulle në Dubai nuk do të arrestohen. Ky është vendimi i autoriteteve për modelet që shkaktuan debate për shkak të mënyrës se si e realizuan setin e tyre fotografik.

Modelet nudo në ballkon

Mediat e huaja bëjnë me dije se modelet ishin nga Ukraina dhe tashmë do të dëbohen nga Dubai, duke marrë masën më të lehtë të dënimit për shkeljen e ligjit.

Ato u arrestuan nga policia bashkë me një fotograf, pasi akuzohen për shthurje në publik dhe prodhim të pornografisë.

Por pas hetimeve autoritetet kanë vendosur që modelet të largohen nga Dubai. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se modelet që u shfaqën të zhveshura po bënin një reklamë për një revistë pornografike izraelite./tvklan.al







Të ngjashme